Flash News

E-TJERA

Makina përplas 7-vjeçaren afgane në Lezhë, shoqërohet drejtuesja e mjetit

Makina përplas 7-vjeçaren afgane në Lezhë, shoqërohet

Një fëmijë, pjesë e komunitetit afgan është aksidentuar sot në Shëngjin.

Mësohet se një vajzë 7-vjeçare u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën pranë hotelit ku qëndron.

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin, e cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, konkretisht mjeti tip “Fiat Punto” me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit