Flash News

E-TJERA

Makina përplas biçikletën në Fier–Seman, humb jetën 65-vjeçari

Makina përplas biçikletën në Fier–Seman, humb
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për shkak të goditjes së fortë, drejtuesi i saj, rreth 65 vjeç, ka ndërruar jetë në vend.

Pas përplasjes, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e emergjencës, disa ambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit