Flash News

E-TJERA

Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari në Shkozet

Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në mëngjes.

Një mjet, në unazën e Shkozetit, ka përplasur një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

 

Të fundit