Flash News

E-TJERA

Makina përplas çiftin e turistëve në Vlorë, ndërron jetë njëri prej tyre

Makina përplas çiftin e turistëve në Vlorë,

Një çift turistësh ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Vlorë.  

Sipas të dhënave të para nga policia, makina ka përplasur dy turistë francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me biçikleta në aksin rrugor Bestrov-Vlorë.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi K. D., 24 vjeç është shoqëruar në komisariat.

Informacion paraprak 

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit