Flash News

E-TJERA

Makina përplas dy fëmijë të mitur në Divjakë, dërgohen në spital

Makina përplas dy fëmijë të mitur në Divjakë,

Dy fëmijë të mitur janë aksidentuar paraditen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës.

Dy djem, përkatësisht 10 dhe 8 vjeç u përplasën nga një mjet tip “Opel”, ndërsa të miturit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, deklaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit