Flash News

E-TJERA

Makina përplas efektivin e policisë në Durrës, shoqërohet shoferi

Makina përplas efektivin e policisë në Durrës,

Një punonjës policie u përfshi sot në një aksident në lagjen nr. 9, në Durrës.

Sipas policisë, ai u përplas nga një makinë dhe aktualisht është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit