Flash News

E-TJERA

Makina përplas fëmijën 11 vjeç, plagoset i mituri

Makina përplas fëmijën 11 vjeç, plagoset i mituri
Foto ilustruese

Një fëmijë 11 vjeç është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit