Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier,

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua këtë mbrëmje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë, në Fier. 

Mësohet se një automjet tip “ Fuoristradë” ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Sipas njoftimit zyrtar, D. Gj., rreth 50 vjeç bhumbi jetën në spital.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit