Flash News

E-TJERA

Makina përplas këmbësorin në Krujë, humb jetën 36-vjeçari

Makina përplas këmbësorin në Krujë, humb jetën

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Thumanë, Krujë.

Policia njofton se një automjet ka aksidentuar këmbësorin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

"Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale", njofton policia. 

Të fundit