Flash News

E-TJERA

Makina përplas motoçikletën në aksin në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë një grua, plagoset i shoqi

Makina përplas motoçikletën në aksin në
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç.

Një motoçikletë dhe një automjet u përfshinë në një aksident e për pasojë ka ndërruar jetë një grua L .D., 60 vjeçe e cila ishte pasagjere në motoçikletë.

 Ndërkohë, bashkëshorti i saj i cili drejtonte motoçikletë ndodhet i plagosur në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit