Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, një i plagosur

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, një i plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të kryqëzimit të Savrës.

Një automjet tip Benz është përplasur në rrethana ende të paqarta me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. 

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë raportohet se si pasojë e aksidenti është rënduar trafiku në këtë aks. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit