Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në Lungomare, plagoset drejtuesi i motomjetit

Makina përplas motorin në Lungomare, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motomjet është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i motorit nuk mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit.

Menjëherë pas ngjarjes në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për të ndihmuar të plagosurin dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve.

Të fundit