Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në Pogradec, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makina përplas motorin në Pogradec, plagoset çifti i

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec. 

Nga të dhënat e para, në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor e si pasojë janë plagosur një çift bashkëshortësh. 

“Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha policia vendore.

Me drejtuesin e automjetit, R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Të fundit