Flash News

E-TJERA

Makina përplas skuterin, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Itali

Makina përplas skuterin, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i mori jetën një të riu shqiptar në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se i riu Stiven Xafa, i cili po udhëtonte bashkë me një shokun e tij në skuter, kur u përplas 'kokë më kokë' me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Castiglione del Lago dhe si pasojë, i riu shqiptar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij ka marrë plagë, por nuk është në rrezik për jetën. 

Po vijojnë hetimet e karabinierëve për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. 

 

Të fundit