Flash News

E-TJERA

Makina përplas një 55-vjeçare në aksin “Korçë–Ersekë”

Makina përplas një 55-vjeçare në aksin

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin “Korçë–Ersekë”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 55-vjeçare në fshatin Ravonik.

Sipas policisë, e plagosura po merr aktualisht trajtim mjekësor në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Të fundit