Flash News

E-TJERA

Makina përplas 7-vjeçaren, e mitura dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas 7-vjeçaren, e mitura dërgohet me urgjencë

Një aksident ka ndodhur pak më para në në qytetin e Bilishtit.

Mësohet se një makinë me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë.

E mitura u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor

"Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit