Flash News
Një 17-vjeçari ka mbetur i vdekur në Fushë Krujë pasi u përplas mbrëmjen e djeshme nga një mjet.
17-vjeçari ishte duke ecur në momentin kur mjeti i drejtuar nga shtetasi A. K., e ka përplasur. Për pasojë i mituri humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.