Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje kalimtarin në aksin Burrel-Klos, arrestohet shoferi 19-vjeçar

Makina përplas për vdekje kalimtarin në aksin Burrel-Klos,

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mengjesin e sotëm në aksin Burrel-Klos.

Mëesohet se viktimë mbeti një 44-vjeçar, i cili u përplas në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ndërsa ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit, një 19 vjeçar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Me datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit