Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje kalimtarin në aksin Rrëshen-Burrel

Makina përplas për vdekje kalimtarin në aksin Rrëshen-Burrel

Një person u përplas për vdekje pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Burrel.

Sipas policisë, G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i plotë:

Mat/Informacion paraprak. Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit