Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lushnjë-Fier, shoqërohet shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin

Një aksident me vdekje u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Policia njofton se A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin, H. S., rreth 65 vjeç.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat .

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit