Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur natën e mbrëmshme në Buzëmadh të Fierit.

Sipas policisë, një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin Nazer Mehmetaj , 84-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit