Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Krujë, shoqërohet në komisariat shoferja 31 vjeçe

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Krujë,
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Qerek të Krujës.

Sipas të dhënave nga policia, makina ka përplasur një kalimtar, i cili ka ndërruar jetë në vend. Pas ngjarjes, policia shoqëroi në komisariat shoferen M. T., 31 vjeçe.

Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit