Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje një grua në aksin rrugor Tiranë-Durrës

Makina përplas për vdekje një grua në aksin rrugor
Foto ilustruese

Një grua është përplasur për vdekje nga një automjet sot në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, nga aksidenti humbi jetën E. S., rreth 40 vjeçe, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.      

Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit