Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje një person me biçikletë në Durrës, shoqërohet shoferi

Makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në fshatin Fllakë të Durrësit.

Sipas policisë, një automjet ka përplasur për vdekje një person me biçikletë 57 vjeç. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.  

“Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Të fundit