Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje të moshuarën në aksin Peqin–Rrogozhinë

Makina përplas për vdekje të moshuarën në aksin

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur këmbësoren M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Kavajë / Informacion paraprak


Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit