Flash News

E-TJERA

Makina përplas vajzën 12-vjeçare në Himarë, shoqërohet shoferi

Makina përplas vajzën 12-vjeçare në Himarë,
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në lagjen “Potam”, të Himarës.

Një vajzë 12 vjeçe është aksidentuar nga një automjet, e cila sipas policisë ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit