Flash News

E-TJERA

Makina përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin, plagoset rëndë shoferja 27-vjeçare

Makina përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin,
Foto nga ngjarja

Një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi mjeti të cilin drejtonte u përplas ‘kokë më kokë’ me një kamionin në aksin Dimal-Berat.

Siç duket nga foto, përplasja ka qenë e fortë, pasi pjesa e parë e mjetit  tip Volkswagen është dëmtuar totalisht, duke shkaktuar plagosjen e drejtueses Justina Gjata, e cila udhëtonte e vetme.

Ndonëse vajzës iu dha ndihma mjekësore në spitalin e Beratit, ajo është transportuar me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia vijon hetimet.

Të fundit