Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me autobusin e linjës Fier–Roskovec, një i plagosur

Makina përplaset me autobusin e linjës Fier–Roskovec, një i

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz, ku një automjet tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier–Roskovec.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit