Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me dyqanin në Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Makina përplaset me dyqanin në Shëngjin-Velipojë, plagosen 4
FOTO ILUSTRUESE

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij).

 Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe dinamikës së tij.

Të fundit