Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me kamionçinën në aksin Peqin-Elbasan, 4 të plagosur

Makina përplaset me kamionçinën në aksin Peqin-Elbasan, 4

Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër.

Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga një i ri u përplas me një kamioncinë, e për pasojë 4 persona mbetën të plagosur.

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit