Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me kamionin, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Makina përplaset me kamionin, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Halkidiki në mëngjesin e së mërkurës. Makina që drejtonte është përplasur me një kamion, raportojnë mediat greke.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:50 të mëngjesit të sotëm. Makina e 29-vjeçarit është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikisë, ku ka konstatuar vdekjen.

Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros.

Të fundit