Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me kamionin në aksin Rrëshen-Kukës, dy të plagosur

Makina përplaset me kamionin në aksin Rrëshen-Kukës, dy

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Rrëshen-Kukës.

Policia njofton se një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy persona. 

"Automjeti i shtetasit me inicialet M. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion të drejtuar nga shtetasi me inicialet A. U., 49 vjeç, nga Kosova.

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal. Shtetasi M. M. dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Të fundit