Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me motorin në aksin Shkodër-Lezhë, një i plagosur

Makina përplaset me motorin në aksin Shkodër-Lezhë, një

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Sipas policisë, një makinë u përplas me një motor, e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motomjetit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin M. M., 28 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Q., rreth 51 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit