Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me motorrin në Kamëz, ndërron jetë i riu

Makina përplaset me motorrin në Kamëz, ndërron jetë i

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Blu”, Kamëz.

Policia bën me dije se një automjet është përplasur me një motorr dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit.

Viktima është F. H., rreth 30 vjeç. Ndërsa drejtuesi i automjetit është R. M., rreth 25 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po kryen hetimet.

"Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit