Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me shkëmbin në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Makina përplaset me shkëmbin në Greqi, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi këtë të martë ku viktimë ka mbetur një shqiptar.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos, ku një automjet me drejtues një shtetas grek ka dalë nga rruga e është përplasur me një shkëmb.

Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në makinë, një 27-vjeçar shqiptar.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet greke të zbardhin rastin

Raportohet se menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu kishte ndërruar jetë.

Të fundit