Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me shtyllën elektrike në aksin Fier-Levan, plagoset shoferi

Makina përplaset me shtyllën elektrike në aksin Fier-Levan,

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. 

Mësohet se një automjet u përplasu me shtyllën elektrike dhe si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.

Ai  është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Të fundit