Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Morinë-Kukës, humb jetën 40-vjeçari, plagoset e shoqja

Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Morinë-Kukës.

Sipas policisë, shoferi I. M., 40 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, kurse bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

“Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit