Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me trafikndarësen në Thumanë-Milot, plagosen drjtuesit dhe 2 pasagjerët

Makina përplaset me trafikndarësen në Thumanë-Milot,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Thumanë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët.

Shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerëve, shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit