Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me trajlerin në Qafë -Thanë, humb jetën gruaja gjermane

Makina përplaset me trajlerin në Qafë -Thanë, humb

Aksidente të shumta kanë ndodhur këtë të martë në vendin tonë. Së fundmi raportohet se një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak më para në Qafë-Thanë.
Viktima është një shtetas i huaj dhe sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një trajler.

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit