Flash News

E-TJERA

Makina përplas motoçikletën tek kryqëzimi i Mamurrasit, humb jetën një person

Makina përplas motoçikletën tek kryqëzimi i
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua pasditen e sotme tek kryqëzimi i Mamurrasit.

Një automjet u përplas me një motoçikletë, e për pasojë, humbi jetën drejtuesi motoçikletës, Pjetër Përkeqi nga Fushë-Mamurrasi.

Më datë 19.01.2021, në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit, shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton paraprakisht policia.

Të fundit