Flash News

E-TJERA

Makina ra në humnerë në Zall Bastar, policia konfirmon dy viktima

Makina ra në humnerë në Zall Bastar, policia konfirmon dy viktima
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zall Bastar, në afërsi të Tiranës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë e ngjarjes, kanë humbur jetën dy persona, M.D., rreth 45 vjeç, dhe B.H., 50 vjeç, të cilët ndodheshin në mjetin që u përmbys në zonën malore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.

Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit