Flash News

E-TJERA

Makina ra nga mbikalimi i TEG-ut, identifikohen dy vajzat që humbën jetën

Makina ra nga mbikalimi i TEG-ut, identifikohen dy vajzat që humbën

Janë identifikuar dy viktimat e tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Erisilda Abedini, 22 vjeçe, dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën pasi mjeti tip “Audi” i drejtuar nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj. Dy vajzat që ndërruan ishin pasagjere te mjeti tip “Audi”.

Mjeti tip “Audi” vinte nga Unaza Lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Mjeti nuk arriti dot të futej në rrethrrotullim për shkak të shpejtësisë së larë dhe u përplas me barrierat anësore duke përfunduar në disa metra poshtë.

Gjatë rënie “Audi” u përplas me një tjetër mjet tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Dy vajzat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 20-vjeçari ndërroi jetë disa minuta pasi kishte mbërritur në Spitalin e Traumës.

Të plagosur mbetën dhe drejtuesi i “Honda-s” dhe dy pasagjerët e tjerë.

Të fundit