Flash News

E-TJERA

Makina 'rrëmbehet' nga përroi në Lezhë, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë

Makina 'rrëmbehet' nga përroi në Lezhë,
Pamje nga makina e bllokuar

Një familje me pesë anëtarë ka rrezikuar jetën sot në fshatin Kalur të Njësisë Administrative Ungrej të Bashkisë Lezhë.

Makina në të cilën udhëtonin mësohet se mbeti në mes të përroit ndërsa po tentonin ta kalonin atë, si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e dendura të shiut.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë ndërhyrë, duke shmangur një tragjedi të mundshme, pasi niveli ujit ishte gjithnjë në rritje dhe rrjedha e përroit ishte e fortë.

Të fundit