Flash News

E-TJERA

Makina u përplas me kamionin e plehrave, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali

Makina u përplas me kamionin e plehrave, kush është shqiptari

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një shqiptari 32-vjeçar katër ditë më parë në Itali. Viktima është Leonard Fjora, i cili udhëtonte me një automjet “Volkswagen” kur u përplas kokë më kokë me një kamion plehrash në autostradën Porrettana, në Bolonjë.

Përplasja ishte kaq e dhunshme sa makina e Fjores shpërtheu në flakë, duke mos i lënë asnjë shans për shpëtim. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e ekipeve mjekësore nuk ndryshoi fatin e 32-vjeçarit, pasi trupi ishte karbonizuar.

Sipas autoriteteve, një nga faktorët kryesorë që shkaktuan aksidentin ishte moti i keq dhe akulli në rrugë, që e bënte korsinë tepër të rrëshqitshme. Automjeti i Fjores dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt për shkak të terrenit dhe shpejtësisë, përplasja me kamionin dhe më pas goditja e kangjellave mbrojtëse e kthyen makinën në një masë të shkatërruar.

Fjora jetonte në Marzabotto dhe në momentin e aksidentit po udhëtonte drejt Lama di Reno. Dyshohet se ai mund të ketë humbur ndjenjat pas përplasjes, gjë që e pengoi të largohej nga makina përpara se të përfshihej nga flakët.

Shoferi 61-vjeçar i kamionit mbeti pothuajse i padëmtuar, por në gjendje shoku dhe u trajtua menjëherë nga ekipet në vendngjarje.

Të fundit