All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Makinat pa logo, punonjësit pa uniformë", ish-prokurori: Nuk u respektuan procedurat për arrestimin e Metës

All - Paragraf - 1

"Makinat pa logo, punonjësit pa uniformë", ish-prokurori:

Ish-Prokurori Eugen Beçi ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

All - Paragraf - 3

I ftuar në News24 ai tha se masa e sigurisë duhet të ekzekutohet brenda rregullave dhe urdhërave.

Beçi e konsideroi të panevojshëm përfshirjen e ministrit të Brendshëm në debat, ndërsa shtoi se i takon SPAK që të japë sqarime, pasi është kjo Prokurori që ka kërkuar arrestimin e ish-Presidentit.

Ai tha se të gjitha procedurat, referuar videove të publikuara, mund të them se nuk janë respektuar në momentin e arrestimit.

“Duhet gjetur vendi më i përshtatshëm për të ndaluar. Përgjimi i personit, mbajtja nën vëzhgim, bëhet që të gjehet vendi më i përshtatshëm. Fakti se kemi pasur makina pa logo dhe punonjës pa uniforma, tregon se kanë qenë në ndjekje e sipër”, tha Beçi.

Ai tha se mund të evitohej një situatë e tillë. “Mund të ishte ndaluar në banesën e tij, në selinë e partisë, duke mos krijuar kaos dhe shoë të panevojshëm. Një shtet serioz nuk i mungojnë as makinat e loguara dhe as punonjësit me uniformë, të paktën t’i jepej serioziteti edhe hetimeve që kanë 5 vjet që kryen”, tha Beçi.

 

 

 

Të fundit