Flash News

E-TJERA

Makinën plot me d*ogë, vihen në pranga dy persona në aksin “Mamurras-Kashar”

Makinën plot me d*ogë, vihen në pranga dy persona në aksin

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën me drogë në aksin “Mamurras-Kashar”.

Enea Tahir, 37 vjeç dhe Besnik Shabani, 48 vjeç po e transportonin drogën me makinë, në momentin kur u ndaluan dhe u gjetën 59 pako me lëndë narkotike kannabis sativa, rreth 60 kg.

"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Enea Tahir, 37 vjeç dhe Besnik Shabani, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit