Flash News

E-TJERA

Mal Berisha: Vizita e Blinken, për të sfumuar lajmin e dënimit të McGonigal

Mal Berisha: Vizita e Blinken, për të sfumuar lajmin e dënimit

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha komentoi vizitën e sekretarit të Shtetit të SHBA në Tiranë, Antony Blinken.

I ftuar në Syri tv, ai tha se Blinken erdhi në Tiranë në një kohë të papërshtatshme dhe se jehona e vizitës së tij do të shërbente për të sfumuar lajmin e dënimit të McGonigal një ditë më vonë në 16 shkurt.

‘Sot është një ditë kur në historinë e marrëdhënies mes dy vendeve shënohet edhe vizita e Blinken.

Erdhi në kohë të papërshtatshme, sepse kryeministri shqiptar e ka emrin në një nga skandalet më të mëdha që i kanë ndodhur deri më tani, marrëdhënieve mes SHBA e Shqipërisë.

Erdhi në një moment për të mbuluar një lajm me një tjetër, por lajmi i ardhjes së Blinken në Shqipëri, e fut në hije dënimin nga Gjykata e Uashingtonit për McGonigal.

Blinken gjatë gjithë bisedës nuk e përmendi fjalën demokraci, unë do të thoja se; në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Në një vend ku nuk ka demokraci, vidhen votat’, tha Berisha.

 

Të fundit