Flash News

E-TJERA

Malaj: Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin pushtet për të mos bërë shtet

Malaj: Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj deklaroi se në vendin tonë sot mund të flitet për autokraci dhe jo për demokraci.

Malaj tha në A2CNN se dikur pushteti ndahej për të bërë pushtet ndërsa sot vjedhin për të mos bërë shtet.

“Sot flitet për autokraci dhe kjo është vërtetuar nga shumë raporte. Por, nuk është fenomen vetëm shqiptar, por gjendet në shumë vende, si Hungari, Turqi dhe Rusi. E keqja është se liderët tanë mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet sepse nuk ka tjetër që ta marrë përsipër qeverisjen. Kur je në qeveri ke shumë mundësi të keqpërdorësh pushtet. Në kohën tonë kishim shumë vështirësi, por qeverisja ishte shumë demokratike, në parti dhe në vend. Ishte teza “do të ndajmë pushtet për të bërë shtet”. Tani, siç më tha një kolegu im, “po vjedhin pushtet për të mos bërë shtet”. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë qeverisje, por në tranzicionin tonë”, u shpreh Malaj.

Të fundit