Flash News

E-TJERA

Malaj: Do fillojë kolapsi, do të kemi më shumë kandidues se sa votues

Malaj: Do fillojë kolapsi, do të kemi më shumë kandidues se

Pedagogia Nora Malaj ka paralajmëruar një kolaps të situatës në Shqipërisë, duke marrë shkas nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet vendore të 14 majit.

E ftuar në Euronews Albania, Malaj tha se shumë shpejt do të kemi më shumë kandidatë se sa votues. Malaj tha se pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë larguar teksa po vihet re edhe një emigrim masiv familjar.

“Po ikin prindërit me fëmijë maturantë, të cilët mund të shkonin të votonin. Po ikën pjesa e mesme e shoqërisë dhe pjesa më e re. Në një të ardhme shumë të afërt, do kemi më shumë kandidatë se votues. Do jemi si skema e pensioneve, do kemi më shumë pensionist se kontributorë dhe do kemi më shumë kandidues se votues. Këtu do fillojë koalpsi i madh i situatës”, tha Malaj.

Të fundit