Flash News

E-TJERA

Malaj ironizon Ramën: S’ka nevojë Shqipëria që plehrat e bashkive t’i shikojë me satelitë

Malaj ironizon Ramën: S’ka nevojë Shqipëria që plehrat

Lëshimi i dy satelitëve nga Shqipëria në orbitë tashmë është zyrtarizuar plotësisht nga vetë kryeministri Edi Rama, kur para disa ditësh prezantoi me një video projektin dhe njoftoi se sateliti i parë do të lëshohet në muajin mars.

Arben Malaj i ftuar në RTV Ora, tha se Rama ka ndjekur një rrugë pa strategji dhe pa konsultime me ekspertët e ekonomisë për të parë se a ka Shqipëria një buxhet të mjaftueshëm për të çuar satelitë në hapësirë.

"Ku është vendimi që Shqipëria është gati për satelitë, ku janë institucionet që paguhen nga taksat shqiptare. Kush e bëri këtë propozim, çfarë kostoje ka, si mbulohen kosto. A mundet ne që të çojmë satelitë dhe të mbajmë satelitë?  Fakti që nuk ka transparencë, nuk ka një strategji, nga vjen gjithë kjo mospërfillje për shkencëtarët  e vendit tënd, ndaj ekonomistë të venit tënd. S’ka nevojë Shqipëria që plehrat e bashkive t’i shikojë me satelitë nga lart. Shqipëria ka një satelit, ka platformën sociale JOQ, jepu atyre ca lekë, dhe çdo problematikë e gjen aty," tha Malaj.

Lidhru me krizën energjetike që shpalli kryeministri Rama, Malaj shprehet se paniku që shkaktoi mbi qytetarët, është jashtë kritereve minmale të komunikimit publik. Ai theksoi se në raste të tilla ka një stepje të qytetarëve dhe pritet që eknomia të kalojë në ngërç.

"Kur kryeministri deklaroi se po na pret një luftë e tretë më e madhe tërmeti, është jashtë kritereve minimale të komunikimit publik. Asnjë Kryeministër, as President nuk është për të krijuar panik, është për të krijuar besim në raste të tilla. Në raste kur krijohet panik qytetarët harxhojnë më pak, investojnë më pak dhe ekonomia ngec. Kështu që argumentimi i Kryeministrit se shqiptarët janë më të lumtur se kanë depozita në bankë, për ne si studiues, ku njerëzit harxhojnë më pak para mendojnë një ditë më të keqe," deklaroi Malaj.

 

Të fundit